Në kuadër të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit / investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje” Autoriteti i Mbikqyrjes financiare (AMF) zhvillon në bashkëpunim me ” Albanian University ” leksionin e hapur me temë: Edukimi Financiar si pjesë e Strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet nën mbikëqyrje.
Aktiviteti zhvillohet më datë, 19 Shkurt 2018 ora 12.30 – 14.30 pranë Sallës së Biblotekës në godinën tonë qendrore.
PROGRAMI
19 shkurt 2018
12:30 – 13:30 Stendë me materiale promocionale të AMF-së (broshurë, raport vjetor, etj), në hyrje të godinës qendrore/sallës së leksionit. Stafi i AMF-së orienton studentët për veprimtarinë e AMF-së.
13:30 – 14:00 Prezantimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes.
- Dr. Vera Ostreni, Rektore – Bashkëpunime midis AMF-së dhe rolin e Universitetit “Albanian University”, në procesin e edukimit financiar;
- Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së – “AMF dhe Edukimi Financiar si pjesë e Strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”;
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
14:00 – 14:30 Në sallën e leksioneve me rreth 50 studentë do të shpërndahet pyetësori i përgatitur nga stafi i AMF-së për t’u plotësuar nga studentët.