Departamenti i Stomatologjisë

Përgjegjëse e Departamentit:  PhD. Nilena ERIKSEN

Departamenti i Stomatologjisë si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ka nisur funksionin e tij në Shtator 2004. Ky Departament ofron programin e integruar të ciklit tё dytё tё studimit “Master i Shkencave në Stomatologji” me kohëzgjatje 5 vjeçare, miratuar me vendim të Kёshillit tё Ministrave, Nr. 197, datë 10.04.2004 dhe akredituar për herë të parë nga MASH, me urdhër Nr. 388, datë 23.07.2010. Në kuadër të procedurave për vazhdimin dhe rritjen e cilësisë, ky program është riakredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, me Vendim Nr. 88, datë 21.09.2017.

Si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, Departamenti i Stomatologjisё strukturohet mbi bazë Disiplinash, që janë:

– Disiplina e Kirurgjisë Orale – OMF me degët: anestezi, kirurgji orale, kirurgji OMF, radiologji, me drejtuese Dr. Shk. Med. Erda Qorri;

– Disiplina e Terapisë me degët: dentistri operative paraklinike-klinike, endodonti paraklinike-klinike, dentistri estetike, me drejtues Prof. Dr. Pavli Kongo;

– Disiplina e Dentistrisë Pediatrike me degët: dentistri pediatrike, profilaksi, nutricion, me drejtues Dr. Shk. Med. Eno Gaçe;

– Disiplina e Protetikës me degët: morfologji dentare, njohuri materiale, protetikë paraklinike, protetikë e lëvizshme parciale, protetikë totale, protetikë fikse, ortodonti paraklinike-klinike, me drejtues Dr. Shk. Med. Sidrit Beqiraj;

– Disiplina e Periodontologjisë me degët: periodontologji paraklinike-klinike, diagnozë orale, patologji omf, implantologji, mjekësi orale, me drejtues Prof. Asoc. Luan Mavriqi.

Nënkuptohet që pranë çdo disipline dhe lënde, aktivizohet numri i nevojshëm i pedagogëve, asistent pedagogëve dhe ordinatorëve. Përgatitja pesëvjeçare e kuadrit realizohet nga një numër i konsiderueshëm Profesorësh, Doktorësh të Shkencave dhe Masterash të përfituara në shumë vende të botës, perëndimore dhe lindore, pa lënë pas dore kuadrot e formuara në vend.

Formimi 5 vjeçar shoqërohet jo vetëm me formim të mirë paraklinik 2 vjeçar në kushte moderne, por edhe me formimin e tre viteve të mëpasshme teoriko-praktike direkt në pacient, duke i dhënë kështu specifikë tejet të admirueshme çdo kandidati e njëkohësisht e bën të aftë që të zotërojë dhe aplikojë në praktikë, njohuritë e përfituara. Mbështetur mbi sa themi, deri më sot nuk janë të paktë studentët që punojnë, ose kanë arritur të përfitojnë të drejtën e një formimi akademik të mëtejshëm në shumë shtete të huaja.

Departamenti i Stomatologjisë si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, mbështetet mbi program studimor me kohëzgjatje 5 vjeçare. Ky program përbën origjinalitetin e dukshëm, si në formë dhe përmbajtje, dhe diferencohet ndjeshëm nga programet e tjera stomatologjike që zhvillohen në vendin tonë. Fokusi primar i këtij programi është formimi teoriko-praktik modern i studentëve, bazuar kryesisht në modelin e Universitetit TUFT-s Boston, të mbështetura totalisht në literaturën amerikane të këtij universiteti.

Ky program mundëson përgatitjen e studentit sipas standardeve të njohura ndërkombëtare dhe synon të realizojë një qenie të aftë që të krijojë, meditojë, kërkojë dhe të zhvillohet me bagazhin teoriko-praktik që i ofrohet, për të krijuar bindje moderne dhe të qëndrueshme mjekësore. Mjeku stomatolog i formuar mbi këto kritere, do të jetë i aftë t’i bëjë ballë kërkesave gjithmonë në rritje dhe standardeve në BE, do t’i japë atij mundësinë të integrohet lehtësisht, ose të punojë si profesionist i lirë në klinika stomatologjike, në institucione publike në sektorë promovues dhe prodhues të pajisjeve stomatologjike, në qendra spitalore të çdo niveli, në qendra kërkimore të profilit akademik, ose në hapësira të ndryshme akademike, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Një veçori tjetër e këtij Departamenti është impenjimi i dukshëm në sferën e jetës shkencore, i cili konkretizohet me konferenca vjetore të mjekëve dhe të studentëve, ku prezantohen hulumtime shkencore-profesionale, të realizuara brenda vendit tonë, ose në vendbanimet e mjekëve apo studentëve. Konferencat shkencore të mjekëve tanë mbulohen mbi 95% nga punime origjinale kёrkimore shkencore, si dhe nga punime statistikore tё realizuara nё bashkёpunim me Fakultete dhe pedagogë të vendit dhe të huaj, aktivё në fushёn kërkimore me drejtim stomatologjik.

Departamenti i Stomatologjisë u vjen në ndihmë të studentëve duke ofruar dhe ciklin e tretë të studimeve, si Specializimet Afatgjata në “Ortognatodonci” dhe Specializime Afatgjata në “Kirurgji Orale”, tё cilat janë të drejtuara nga pedagogё tё institucioneve prestigjoze italiane.

Për vitin akademik 2019-2020, Albanian University ka aplikuar pranë MASR për hapjen e dy programeve të reja studimi që do të ofrohen nga Departamenti i Stomatologjisë dhe është në pritje të miratimit të tyre, si më poshtë:

 

Programi me karakter profesional “Laborant i lartё dentar”
Programi i studimit me karakter profesional “Laborant i Lartё Dentar” synon tё pajisё studentёt me dijet bazё nё fushёn e laborantit dentar. Qёllimi kryesor i kёtij programi studimi ёshtё qё aplikantёt tё zotёrojnё njohuritё teoriko-praktike pёr t’u formuar profesionalist dhe pёr t’u bёrё nё tё ardhmen laborantё dentar me njohuri qё ecin paralelisht me hapin e kohёs.

Bazat praktike nё lёndёt profesionale qё studentёt do tё pёrfitojnё, i shёrbejnё komunikimit tё mirё profesional mjek stomatolog-laborant dentar, pёr rezultate klinike tё suksesshme nё pacientё total apo parcial edentulozё, me implante apo me aparate ortodontike. Programi i studimit me kohёzgjatje 2 vjeçare i ofron studentit formimin bazё e karakterizues, me qёllim ndёrthurjen e njohurive dhe parapёrgatitjen pёr tё ndёrmarrë pёrsipёr modelimin e urave fikse, aparateve ortodontike, protezave totale, parciale tё skeletuara, e madje edhe tё suprastrukturave mbi implante. Programi i studimit me karakter profesional “Laborant i Lartё Dentar” ruan origjinalitetin si nё formё edhe nё pёrmbajtje, krahasuar kjo me programet e tё njёjtit karakter tё ofruara nё vendin tonё.

Si fokus primar programi ka formimin praktik tё studentёve, bazuar nё kurrikulёn me peshёn kryesore tё orientuar drejt formimit praktiko-klinik tё studentit.

Argumentat pёr hapjen e kёtij programi bazohen nё studimin e tregut tё punёs dhe nevojshmёrinё pёr laborantё tё lartё dentarё nё vendin tonё, si dhe nё kompletimin e programeve tё studimit tё ofruara nga Departamentit tё Stomatologjisё, me tё gjitha profilet e profesionit dentar. Kjo kurrikul ofron ndёrthurrje tё njohurive teorike dhe praktike, duke sjellё nё pёrmbajtje tё saj tё gjitha risitё nё fushёn specifike.

Nё vitin e parё janё pёrfshirё orё tё leksioneve dhe seminareve nё lёndёt e formimit bazё, me qёllimin qё studenti tё ketё njohuri tё plota nё modulet e formimit mjekёsor; njohuri kёto qё do t’i vijnё nё ndihmё aplikimit praktik tё lёndёve karakterizuese tё programit. Zhvillimi i disa lёndёve ndёrdisiplinore nё kёtё semestёr ndihmon nё parapёrgatitjen e studentit, pёr thellim njohurish dhe ndёrlidhje profesionale tё lёndёve karakterizuese. Nё vitin e dytё thellohen njohuritё me lёndёt ndёrdisiplinore, duke rritur numrin e orёve qё studenti kalon nё auditor nё kёto module, me leksione, seminare apo praktika. E rёndёsishme ёshtё aplikimi i detyrave tё kursit, detyrime qё student i plotёson gjatё orёve mёsimore, qё mё pas futen nё detyrime me afate dorёzimi dhe vlerёsimi pёr studentёt.

Studentёt aftёsohen nё pёrgatitjen e protezave tё lёvizshme sipas rasteve klinike tё paraqitura nё klinikё. Kompetencat pёr modelimin dhe pёrgatitjen e aparateve tё lёvizshme ortodontike, tё protezave mbi implantё, janё elemente tё tjerё shtesё tё njohurive dhe atёsive profesionale qё studentёt fitojnё gjatё programit tё studimit me karakter profesional ”Laborant i Lartё Dentar”. Studentёt fitojnё aftёsinё tё bashkёveprojnё me mjekun stomatolog, duke iu pёrgjigjur me profesionalizёm çdo etape laboratorike tё kёrkuar sipas plantrajtimeve dentare. Studentёt aftёsohen tё modelojnё urat fikse dhe t’i pёrgatisin ato nё laborator, duke pёrvetёsuar edhe protokollin e punёs nё klinikёn dentare.

Sektorёt e mundshёm pёr punёsim tё studentit, bazuar nё vlerёsimin e tregut tё punёs kryer nga Departamenti i Stomatologjisё, janё tё gjerё, kjo bazuar nё kapacitetin profesional formues tё kёtij programi studimi me karakter profesional, kohёzgjatje 2 vjeçare. Studentёt e diplomuar nё kёtё program studimi do tё kenё mundёsi tё punojnё si profesionistё tё lirё, pranё klinikave stomatologjike, private apo institucionale (universitare), pranё institucioneve publike nё sektorё prodhues dhe promovues tё pajisjeve dentare laboratorike, nё qendrat kёrkimore tё profilit tё laborantit dentar.