Të gjithë maturantët/kandidatët, për ndjekjen e studimeve në Albanian University, në programet e ciklit te parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të ciklit të dytë, me kohe të plotë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në Portalin e Maturës Shtetërore online:www.matura.qsha.gov.al
RAUNDI I PARE | |
deri me datë 18 korrik 2017 |
Kandidatët për studentë duhet të kenë kryer pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 leke,në zyrat e postës shqiptare ose në banka të nivelit të dytë dhe ta ketë dorëzuar atë në shkollën ku ata kanë kryer aplikimin e formularit A1/A1Z. |
20-29 korrik 2017 |
Kryhet aplikimi në portalin e maturës shtetërore online (sipas kalendarit bashkëlidhur udhëzimit nr 15 date 19.05.2017, shtojca nr.1), ku kandidatët për studentë kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 programe studimi nga lista e programeve që ofohen nga IAL për vitin akademik 2017-2018. |
brenda datës 28 gusht 2018 |
“Albanian University”, afishon dhe publikon listat e renditjes se aplikantëve në varësi të pikëve që kanë grumbulluar, në faqen elektronike zyrtare dhe në mjediset publike të saj, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e te dhënave personale. |
29 gusht deri ne 11 shtator 2017 |
Të gjithë kandidatët që janë shpallur fitues në “Albanian University”, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit online dhe me dokumentacion në sekretarinë mësimore të “Albanian University”. Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë Albanian Univesity, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. |
RAUNDI I DYTE / për kuotat e paplotësuara | ||
deri me date 14 shtator 2017 |
Kandidatët për studentë duhet të kenë kryer pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 leke,në zyrat e postës shqiptare ose në banka të nivelit të dytë dhe ta ketë dorëzuar atë në shkollën ku ata kanë kryer aplikimin e formularit A1/A1Z. |
|
15-22 shtator 2017 | Kryhet aplikimi në portalin e maturës shtetërore online (sipas kalendarit bashkëlidhur udhëzimit nr 15 dt. 19.05.2017, shtojca 2), ku kandidatët për studentë kanë të drejtë të zgjedhin deri ne 10 programe studimi nga lista e programeve që ofohen nga IAL për vitin akademik 2017-2018. Kanë të drejtë të aplikojnë: 1. Kandidatë të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme; 2. Kandidatë të cilët kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë por nuk janë shpallur fitues ose nuk kanë arritur të regjistrohen. 3. Kandidatë të cilët janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë. |
|
brenda datës 30 shtator 2017 |
|
|
1-14 tetor 2017 |
|