Kolegji Universitar “Wisdom”, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Albania University dhe Universitetin Mesdhetar, do të oganizojnë Konferencën Studentore Ndëruniversitare me temë : “Sfidat e reja në Psikologjinë dhe Ekonominë moderne”, në datë, 24 /04 / 2019. ora, 10.00, pranë Kolegjit “Wisdom”
Organizimi për herë të tretë i Konferencës shkencore studentore tregon angazhimin serioz të Kolegjit Universitar”Wisdom”, për përfshirjen e studentëve në kërimin shkencor, për t’u aftësuar si studjues të mirëfilltë të problemeve psikologjike dhe ekonomike të së ardhmes.
Studentët me punimet e tyre kërkimore-shkencore në fushën e shkencave psikologjike dhe ekonomike, prezantuan disa nga sfidat që ka psikologjia dhe ekonomia bashkëkohore sot në botë dhe në realitetin shqiptar. Studentët nëpërmjet punimeve të tyredo të kontribuojnë me dije e argumenta shkencorë në funksion të zhvillimit të këtyre shkencave, duke dhënë një produkt aktual që të jetë një vlerë e shtuar për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Axhenda e Konferencës