Dokumentacioni për regjistrim për kandidatët për studentë të cilët kanë aplikuar dhe kanë rezultuar fitues

“Albanian University” njofton të gjithë kandidatët për studentë të cilët kanë aplikuar dhe kanë rezultuar fitues se:  regjistrimet fillojnë në datën 29.08.2017.

Fituesit duhet të paraqiten me dokumentacionin:
– Diplomë dhe Listë notash, fotokopje të noterizuara;
– Fotokopja e dokumentit të identifikimit;
– 2 Fotografi;

 1/3 e pageses se shkolles

Kujdes!
Proçedura e regjistrimeve kryhet në faza 48 orëshe, ndaj aplikantët e shpallur fitues kanë vetëm 2 ditë për të kryer regjistrimin. Nëse kalon ky afat vendet e tyre shpallen kuota vakante dhe plotësohen me aplikantët poshtë vijës së kuqe.

Zyrat e “Albanian University” janë të hapura nga ora 8:00-20:00.