Sot pranë ambienteve të bibliotekës në Albanian University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e Akademikut Gjovalin Shkurtaj,
Stafit Akademik të Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, studentët e programeve të studimit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”,Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, Bachelor në “Anglisht”, mbi Monografinë me titull: “NDIKIME NË FJALËFORMAT E SHQIPES” me Autor Ethem Likaj, Gilberta Hadaj.