Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme në datë 25 Janar 2020, ora 11:40 salla nr. 25 zhvillon një leksion të hapur me temë:
Konceptimi dhe analiza e rastit “Në kërkim të ngjarjeve të pandodhura” nga teksti “Rruga për t’u bërë dikushi” me autor Adem Tamo.
Çështjet për prezantim e diskutim:
1. Profilimi i personalitetit dhe ai klinik i kazusit Ejona.
2. Faktorët me ndikim në formimin e psikopatologjisë së Ejonës.
3. Trajtimi i Ejonës dhe dinamikat e tij.
4. Propozime.