Në ambjentet e Albanian University, Departamenti i Shkencave Politiko – Administrative, Departamenti i Shkencave Juridike në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike organizuan një Debat të Hapur me temë:”Monitorimi dhe Impakti i akteve të munguara ligjore”.
Aktiviteti u mbështetet nga Zyra e Marrëdhënieve Publike e Ambasadës Amerikane në Tiranë
Ekspertët, pedagogë në shkencat juridike e politike Dr.Armela Kromiçi dhe Prof.Ervin Karamuço, dekania Prof. Kaliopi Naska si dhe dy drejtuesit e departamenteve, Dr.Doriana Pano dhe Dr.Ismail Tafani, cituan problematika të ndryshme që lidhen me impaktin e mungesës së akteve ligjore apo të zbatimit të ligjit.
Në debat u sollën shembuj nga gjetjet nga raportet vjetore të institucioneve të KLSH, Avokatit të Popullit, Komisionerit Anti Diskriminim, si dhe intervistat me grupe të ndryshme interesi, etj, në të cilat analizohen raste flagrante të mungesës së akteve nënligjore dhe të moszbatimit të ligjit.