Albanian University e përfaqësuar në “Ditën Kombëtare Informuese Erasmus+“ nga studenti Aleksandër Deda, student Bachelor në Inxhinieri Elektronike, përfitues i mobilitetit studentor në kuadër të programit Erasmus+
Aleksandër Deda është student në vitin e tretë Bachelor në Inxhinieri Elektronike në Albanian University. Gjatë vitit te kaluar, në kuadër të programit Erasmus+ dhe marrëveshjes së shkëmbimit dypalësh, ai ka zhvilluar semestrin e dytë te vitit të dytë në Universitetin e Salernos në Itali. Aleksandër e vlerëson këtë eksperiencë si shumë të rëndësishme në kuadër të mësimnxënies, njohjes dhe shkëmbimit me bashkëmoshatarë nga vende të tjera, përmirësimit të komunikimit në gjuhën italiane përmes kurseve të ofruara në Universitet. Eksperiencë të cilën ai shpreson ta ripërsërisë me thirrjen e rradhës.