Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh “Short term excursion” në Universitetin Teknik të Sofies

Në kuadër të rrjetit “Computer Aided Design of Automated Systems for Assembling” (CIII-BG-0722-04-1516) të programit CEEPUS, pjesë e të cilit është Departamenti i Inxhinierive – Albanian University, hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh ”Short term excursion”, për vitin akademik 2019 – 2020, Në të mund të aplikojnë studentë të programit të studimit Bachelor në Inxhinieri Mekatronike, viti i dytë dhe i tretë. Programi parashikon përzgjedhjen e 4 kandidatëve, të cilët do të zhvillojnë një vizitë 3 – 6 ditore në Universitetin Teknik të Sofies.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV,
  2. Letër motivimi,
  3. Listë notash,
  4. Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht),
  5. Certifikime të tjera.

 

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 30.11.2019 në e-mailin: di@albanianuniversity.edu.al.

 

Studentët, të cilët kalojnë fazën fillestare do të zhvillojnë një intervistë me komisionin e ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve.