SPECIALIZIME AFATGJATA NË STOMATOLOGJI 2019

Specializime afatgjatë në “Kirurgji Orale” 4 vite 240 ECTS.

Specializime afargjatë në “Ortognatodonci” 3 vite 180 ECTS.

Hapen aplikimet për programet specializuese afatgjata në fushën e Stomatologjisë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Albanian University viti akademik 2019-2020.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e SPA në fushën e stomatologjisë kandidatët që:

  1. Kanë përfunduar me sukses në Republikën e Shqipërisë dhe janë paiIsur me diplomën përkatëse të studimeve të ciklit të dyte “Master I Shkencave” si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në Republikën e Shqiperisë.
  2. Janë diplomuar jashtë vendit në një program të integruar në studimet e ciklit të dytë “Master I Shkencave” dhe kanë kryer njesimin e diplomës pranë MASR si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit te profesionit në Republikën e Shqipërisë.

Të gjithë të interesuarit të paraqiten për të plotësuar formularin e aplikimit dhe dorëzimin e dokumentacionit sipas udhëzimeve ligjore në fuqi.

Regjistrimi në programet e studimit do të realizohet pas përfundimit me sukses të konkursit të pranimit (Testimit) I cili do të zhvillohet në datat 24.10.2019 dhe 30.10.2019

Lutemi të interesuarit të tërheqin fondin e pyetjeve pranë departamentit të Stomatologjisë.