Fakulteti i Shkencave Shoqërore pranë “Albanian University” në bashkëpunim me “Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave” organizon nga data 18 deri më 22 dhjetor “Javën e Arkivave të Hapura”.
I. Gjatë Javës Arkivat e Hapura” mjediset e Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave do të qëndrojnë hapur për publikun. Orari do të jetë 09:00 – 16:00;
Grupet e nisin turin e organizuar çdo 15 minuta nga ora 09:00-14:40; Çdo grup shoqërohet nga një specialist i AQSH gjatë gjithë turit.
II. Itenerari i turit, kohëzgjatja dhe personat përgjegjës
- Salla e studimit, 10 minuta, aplikimi dhe shërbimi në sallën e studimit-Personat përgjegjës për prezantimin, Edlira Qazolli dhe Pranvera Prendi.
- Salla e mikrofilmave – Ekspozim i kodikëve dhe fermanëve, 10 minuta. Personat përgjegjës për prezantimin, Valentina Begaj dhe Marinela Ndrija.
- Laboratori i Mikrofilmave, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin, Liri Gjoliku.
- Laboratori i Dixhitalizimit, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantim, Vangjush Mile.
- Vendruajtjet e AQSh, 15 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin, Edmond Shehi.
- Fototeka dhe Fonoteka, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin Larisa Naziri.
- Përpunimi Shkencor, 10 minuta. Mimoza Vllamasi dhe Pashk Alija.
- Shoqërues të grupeve për gjatë turit, Elsa Saka, Dorina Hasimja, Marjan Keli, Alis Rama, Kozeta Broka.
- Fotografi përkujtimore në hollin kryesor, Armando Boçe.
Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe Fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.
Java Arkivat e Hapura do të çelet për herë të parë këtë vit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet çdo vit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave .