Trajnim “The Hour of Code”

Departamenti i Inxhinierive dhe Zyra e Koordinimit dhe Mbështetjes për Studentët në bashkëpunim me organizatorët e Ores së Kodimit 2017, Vodafone, Microsoft Office, Code dhe Almooc organizon ditën e parë të trajnimit të studentëve për të dhënë kontributin si vullnetarë në zhvillimin e Orës së Kodimit 2017.

Rreth “The Hour of Code”
Lëvizja globale “The Hour of Code – Ora e Kodimit” në vizionin e saj synon t’i mundësojë nxënësve , studentëve dhe gjithë të interesuarve të fillojnë mësimin për shkencat kompjuterike përmes një orë kodim. Për më shumë, the “hour of code” https://hourofcode.com është një prej fushatave më të mëdha mbarëbotërore deri më tani që përmes teknikave të thjeshtësuara të teknologjisë, promovon mësimin e lëndës së programimit nëpër shkolla të të gjitha niveleve. Kjo nismë tashmë ka gjetur mbështetje në 180 vende të botës dhe synon të përthithë qindra miliona të interesuar, me qëllimin primar të nxënies së lëndës së programimit në masë të gjerë, nëpër shkolla e institucione arsimore. Projekti i deritanishëm ka gëzuar mbështetje të gjërë në gjithë globin duke filluar nga ish Presidenti i SHBA Barack Obama https://www.youtube.com/watch?v=JDw1ii7aKwg i cili përmes këtij video mesazhi ftoi amerikanët dhe gjithë popujt anembanë botës të kryejnë një orë kodim. Lista e mbështetësve për Orën e Kodimit përfshin emra të mëdhenj të fushës së teknologjisë së informacionit siç janë John Doerr, Bill Gates, Reid Hoffman apo Mark Zuckerberg, të cilët inkurajojnë të rinjtë dhe shkollarët të mësojnë mbi shkencat kompjuterike përmes Orës së Kodimit me shume rreth Code.org
Themeluar në vitin 2013, Code.org® është organizatë jofitimprurëse në SHBA me qëllim parësor nxitjen në masë të lartë pjesëmarrjen e të rinjve dhe shkollarëve në shkencat kompjuterike duke synuar të integrojnë lëndën e programimit nëpër shkollat e të gjitha niveleve. Gjithashtu parësore mbetet edhe përfshirja sa më e madhe e femrave dhe nxënësve me ngjyrë, grup ky më pak i përfaqësuar . Vizioni i code.org është që çdo nxënës në çdo shkollë duhet të ketë mundësinë të mësojë shkencat kompjuterike. Code.org beson që shkencat kompjuterike dhe programimi në veçanti duhet të bëhet pjesë thelbësore e kurrikulave në arsim krahas lëndëve të tjera shkencore dhe teknologjike siç janë matematikë, biologji, fizikë, kimi apo algjebër. Code.org vitin që shkoi synoi të bashkojë 100 milion kodues dhe gjatë këtij viti shifrat tejkaluan parashikimet duke arritur në mbi 120 milion dashamirës të kodimit. Gjatë javës së kodimit në 2014-tën po ashtu një grup nxënësish nga një nga shkollat e Washington D.C. u pritën nga Presidenti Obama dhe bashkarisht realizuan një orë kodim në Shtëpinë e Bardhë https://www.youtube.com/watch?v=AI_dayIQWV4 aktivitet i cili nxiti në masë të madhe përqafimin e kodimit.

Me konkretisht
Prej datës 4-10 Dhjetor 2017, Vodafone, Microsoft, Code dhe Almooc po organizojnë Orën e Kodimit 2017 në partneritet me shumë institucione shtetërore, arsimore, universitete dhe qendra sociale me qëllimin nxitjen e të rinjve, femrave dhe grupeve të pafavorizuara të shoqërisë që të kenë qasje në teknologjinë e informacionit.

Ne këtë kontekst, Partnerët kanë përgatitur disa materiale të cilat i gjeni bashkëlidhur këtij e-maili për mënyrën se si mund të prezantohet kjo iniciativë në shkollat e arsimit parauniversitar. Grupi i punës do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar ne përmbushjen e këtij misioni.

Materiale ndihmëse

https://www.youtube.com/watch?v=QhLtHHpUJwA&t=61s

https://www.youtube.com/watch?v=y9GbEFGt3tw&t=51s

https://www.youtube.com/watch?v=98ZykfPK_xk&t=30s

https://www.youtube.com/watch?v=yIWdkgtx0Ig&t=165s

Referenca

https://www.youtube.com/watch?v=P8CQz-XZVmE

https://www.youtube.com/watch?v=AtVzbUZqZcI

https://www.youtube.com/watch?v=_BjqgFQ3oZU

https://www.youtube.com/watch?v=fx-kDctJBds