Pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”

Pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”;

Bazuar në Udhëzimin nr. 18 datë 16.08.2017:

  1. Aplikimet në programet e ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë zyrës së regjistrimeve në “Albanian University” deri më datë 27 Tetor 2017;
  2. Brenda datës 31 Tetor 2017 “Albanian University” shpall dhe afishon listat e aplikantëve fitues në ambjentet e saj;
  3. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit pranë “Albanian University” brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. “Albanian University” shprehet me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve nga data e paraqitjes së ankesave.
  4. Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues zhvillohet pranë zyrës së regjistrimeve në “Albanian University” deri më datën 08.11.2017.

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diplomë të ciklit të parë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin;
  2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njesuar me origjinalin;
  3. Formulari i aplikimit (sipas formatit të Shtojcës nr.8, bashkëlidhur udhëzimit nr. 18 datë 16.08.2017) / e gjeni ne linkun më poshtë;
  4. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  5. Dy fotografi personale.
udhezimi_18.1,_dt_17.8.2017