Zyra e Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike formulon dhe orienton politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi; bashkërendon dhe koordinon punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të stafit akademik dhe drejtues; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit brenda e jashtë vendi; nxit pedagogë e drejtues të depatamenteve dhe të fakulteteve për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjen e tyre, si individë në projekte në shkallë departamenti, fakulteti, universiteti, kombëtare dhe ndërkombëtare; ndjek zbatimin e orientimeve, të planeve, të projekteve dhe tematikës e problematikës së miratuar në departamente; raporton sistematikisht në Senatin e Universitetit dhe merr detyra prej tij.
Zyra e Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike kryesohet nën përgjegjësinë e një drejtuesi me gradë ose titull shkencor. Ajo ushtron një sërë kompetencash funksionale ndër të cilat:
- Harton programin dhe planin e punës për çdo vit akademik ku pasqyrohen drejtimet kryesore të veprimtarisë së saj, të miratuar nga Senati akademik;
- Bashkërendon punën me Zyrën e Zhvillimit të Kurrikulave dhe të njësive të tjera të universitetit;
- Organizon konsulta për tema dhe probleme të rëndësishme që lidhen me politikat dhe vizionet e njësive të universitetit në tërësi;
- Studion dhe paraqet për miratim në Senatin akademik projekte kerkimore dhe mësimore duke mbajtur parasysh standartet bashkëkohore;
- Nxit individualisht pedagogët dhe drejtuesit e njësive bazë për punë kërkimor-shkencore, si dhe nëpër projekte në shkallë universiteti, njësie kryesore apo njësie bazë;
- Bashkërendon dhe koordinon veprimtaritë kërkimore të departamenteve, duke respketuar liritë akdemike të personelit akademik;
- Promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brenda dhe jashtë vendit;
- Punon për marrëdhënie dhe projekte të përbashkëta ndëruniversitare me të tjera institucione të arsimit të lartë, institucione kërkimore-shkencore, kulturore dhe ekonomike, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit;
- Kontribon ne përfshirjen e personelit akademik të universitetit në projekte ndëruniversitare apo institucionale;
- Ndjek zbatimin e orientimeve, planeve, projekteve, tematikave dhe problematikave të miratuara nga njësitë bazë;
- Përgjatë dhe në fund të çdo viti akademik, raporton për veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Bordit administrativ dhe Senatit akademik ku dhe kryhen vlerësimet përkatëse.
Pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike është ngritur Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e Revistës “Optime”, i drejtuar nga Akademik, Prof. Dr. Anesti Kondili.
Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e Revistës “Optime” drejton dhe orienton politikat e veprimtarisë botuese të Albanian University, ku përfshihet dhe revista shkencore “OPTIME”.
Zyra e Projekteve dhe Zhvillimit Shkencor
Në kuadër të ligjit të ri ‘’Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë ne Republiken e Shqiperise’’, nr. 80/2015, Albanian University ka krijuar zyrën e Projekteve dhe Zhvillimit Shkencor si njësi përbërëse e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit-Shkencor dhe Botimeve Akademike.
Kjo zyrë ka si funksione bazë, por jo vetëm:
- Afatshkurtër: Gjetjen, ndjekjen dhe aplikimin e projekteve të ndryshme si:
Erasmus+, Horizon 2020, Visegrad Fund for Universities, Marie Curie Scholarships for Academia, shkëmbime pedagogesh dhe studentësh me shkolla te huaja, dhe shumë të tjerë.
- Afatgjatë: Akreditimin e Universitetit, Lehtësim dhe Mundësim të aplikimeve në fonde ndërkombëtare të departamenteve të ndryshme të Universitetit, Bashkëpunime të ndryshme me botën e biznesit dhe universitete të tjera ndërkombëtare, etj.
Për më shumë informacion, më poshtë një listë e projekteve që synohen për tu integruar në Albanian University:
- ERASMUS +
- HORIZON 2020
- FONDI VISEGRAD
- (IPA) INSTRUMENTET PER ASISTENCEN PER ADERIM NE BASHKIMIN EUROPIAN
- INTERREG (ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO)
- KESHILLI I DEKANEVE
- KALENDAR SPECIFIK PER SEMINARE DHE KONFERENCA AKADEMIKE
- BURSAT MARIE SKLODOWSKA CURIE ACTIONS
- PROJEKTET SUEDEZE (SWEDISH SLU GLOBAL)
- BASHKEPUNIMI I UNIVERSITETET DHE ALBANIAN UNIVERSITY
- KARTA E BOLONJES DHE UNIVERSITETET EUROPIANE
- NJESIA PER MARREDHENIET ME JASHTE DHE AMBASADAT E HUAJA NE VEND INTERNATIONAL AFFAIRS UNIT
- STRATEGJIA DHE VIZIONI PER MARREDHENIET ME PUBLIKUN
- PROCESI I AKREDITIMIT DHE INSTITUTI SHKENCOR
- TE TJERA