Programi i specializimeve në Kirurgji Orale i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Albanian University i përket ciklit të tretë të studimeve në Shqipëri në përputhje me Kornizën Shtetërore të Kualifikimeve dhe ka si objektiv të përgjithshëm të përgatisë mjekë – specialistë nё Kirurgjinë Orale.
Programi i Studimeve Afatgjata të Specializimit në Kirurgji Orale është i strukturuar në 4( katër) vite akademike dhe zhvillohet me kohë të plotë, 240 ECTS. Formimi specializues do të jetë i karakterizuar nga risia teknologjike dhe nga stafi akademik i përbërë nga ekspertë me një reputacion të njohur ndërkombëtar. Programi i studimit synon të pajisë specializantët me njohuri teorike të cilat zhvillohen në auditor dhe njohuri praktike të cilat do të zhvillohen fillimisht me pajisje simulatore dhe më pas, nëpërmjet trajtimit klinik me pacientin. Gjatë zhvillimit të këtij programi janë parashikuar të përdoren pajisje të avancuara elektro-mjekësore me qëllim mësimin e teknikave operatore bashkëkohore. Profesorët udhёheqës do të kryejnë operacione të drejtpërdrejta mbi pacientin dhe secili specializant do të ketë një sërë rastesh klinike të kryera si operator primar, nën mbikëqyrjen e tutorit të kursit e tij të studimeve. Një teknikë e tillë do të mundësojë trajnimin klinik dhe para-klinik, duke realizuar terapi dhe ndërhyrje mbi pacientin, në bazë të protokolleve klinike nën tutelën dhe udhëheqjen e profesorëve përkatës. Gjithashtu, specializantët do të duhet të zhvillojnë kërkime me kritere shkencore dhe të elaborojnë artikuj të cilët do të botohen më pas në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi shkencor me universitetet e huaja për sa i përket programit të specializimeve në stomatologji do të konsistojë në hartimin dhe zhvillimin e kërkimeve eksperimentale dhe klinike në stomatologji, në publikimin e dokumentave shkencore dhe pjesëmarrjen në kongreset shkencore.
Tё diplomuarit nё kёtё fushё do tё pёrgatiten me bagazhin e nevojshёm teorik dhe praktik, pёr pёrballjen me rastet klinike tё kirurgjisё orale, pёr hartimin e planeve tё sigurta tё trajtimit nё kёtё fushё, pёr dokumentimin dhe referimin e kёtyre rasteve.
Specializantёt e diplomuar duhet tё jenё tё formuar pёr plotёsimin e nevojave tё tregut tё punёs, si nё institucionet publike dhe nё ato private jashtё dhe brenda Shqipёrisё.
Synohet qё tё diplomuarit tё arrijnё nivelin e aftёsimit manual nё pёrdorimin e mjeteve dhe instrumentariumit tё pёrshtatshёm nё pёrputhje me rastet e veçanta specifike.
Tё diplomuarit duhet tё arrijnё nivelin e duhur tё dijeve nё fushat e pёrafёrta ose qё kanё lidhje me drejtimin e kirurgjisё orale. Duhet tё ripёrtёrijnё dijet nё formimin e pёrgjithshёm mjekёsor e mё pas nё atё tё specializuar, duke ju dhënë mundësi të thellojnë studimet e tyre kërkimore shkencore në studimet të mëtejshme doktorale.
SPECIALIZIM AFATGJATE NË ORTOGNATODONCI
Programi i specializimeve në Ortognatodonci i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore pranë Albanian University i përket ciklit të tretë të studimeve në Shqipëri dhe ka si objektiv të përgjithshëm të përgatisë mjekë – specialistë Ortodontë.
Programi i studimit të specializimit në Ortognatodonci ka një kohëzgjatje 3-vjeçare për një total prej 180 ECTS. Veprimtaritë didaktike janë të organizuara në module teorike të zhvilluara në auditor, ushtrime paraklinike me pajisje simulator, aktivitete
klinike të zhvilluara në ambientet e strukturave klinike ku mbështetet programi i studimit. Programi i studimit udhëhiqet nga Drejtuesi i Programeve te Specializimit pranë Fakultetit te Shkencave Mjekësore dhe koordinohet nga Koordinatori i këtyre programeve në bashkëpunim me stafin mësimdhënës, stafin administrativ dhe stafin mbështetës klinik.
Formimi specializues është i karakterizuar nga risia teknologjike dhe nga stafi akademik i përbërë nga ekspertë me një reputacion të njohur ndërkombëtar. Programi i studimit të specializimit në Ortognatodonci realizon formimin e specializantëve, duke u dhënë atyre një kulturë në fushën e mjekësisë, stomatologjisë klinike dhe të kujdesit stomatologjik në kuadër të trajtimeve klinike që realizohen rast pas rasti në marrëdhënie me pacientin.
Programi i studimit synon të pajisë specializantët me njohuri teorike të cilat zhvillohen në auditor dhe njohuri praktike të cilat do të zhvillohen fillimisht me pajisje Simulator dhe më pas nëpërmjet trajtimit klinik me pacientin. Gjatë zhvillimit të këtij programi janë parashikuar të përdoren metoda të avancuara mjekësore me qëllim mësimin e teknikave terapeutike bashkëkohore.
Profesorët udhëheqës kryejnë manipulime të drejtpërdrejta mbi pacientin dhe secili specializant realizon një sërë rastesh klinike të kryera si operator primar nën mbikëqyrjen e tutorit të kursit e tij të studimeve. Një teknikë e tillë mundëson trajnimin klinik dhe para-klinik duke realizuar terapi dhe ndërhyrje mbi pacientin në bazë të protokolleve klinike nën tutelën dhe udhëheqjen e profesorëve përkatës. Gjithashtu, specializantët zhvillojnë kërkime me kritere shkencore dhe elaborojnë artikuj të cilët do të botohen më pas në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bashkëpunimi shkencor me universitetet e huaja për sa i përket programit të specializimeve në stomatologji do të konsistojë në hartimin dhe zhvillimin e kërkimeve eksperimentale dhe klinike në stomatologji, në publikimin e dokumenteve shkencorë dhe pjesëmarrjen në kongreset shkencore.