Senati Akademik

Prof.Dr Vera Ostreni : Rektor

Prof.Dr Vera Ostreni

Rektor

v.ostreni@albanianuniversity.edu.al

Prof. Dr. Vera Ostreni e diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë, UT, dega Mjeksi e Përgjithshme, e specializuar në Neurologji dhe Laborator Klinik, që nga viti 2005 e në vazhdim është angazhuar pranë Albanian University në mësimdhënie të lëndës së Histologjisë, në degën e Stomatologjisë. Duke filluar nga viti 2010 e në vazhdim drejton programet mësimore te nivelit Bachelor  në degën e Infermierisë dhe Fizioterapisë dhe programin master profesionalne Infermieri Kirurgjikale. Në Shtator të vitit 2012 është emëruar zv/rektore e AU për procesin mësimor. Pas një eksperience dy vjecare si zëvëndësrektore, në fillim të vitit akademik 2014-2015 emërohet Rektore pranë Albanian University.

Akademik Emeritus Anesti Kondili : Zv.Rektor për kërkimin shkencor

Akademik Emeritus Anesti Kondili

Zv.Rektor për kërkimin shkencor

a.kondili@albanianuniversity.edu.al

Akademik Emeritus Anesti Kondili, gjatë vitit 2011 ka qënë i ngarkuar me detyrën e zv. Rektorit për Politika dhe Zhvillim Institucional. Qe nga viti 2012 është emeruar si Zv. Rektor. Ka marë pjesë në zhvillimin e lëndës së sëmundjeve të Brendshme pranë Fakultetit të Mjeksisë, Departamenti i Stomatologjisë. Gjatë vitit 2012 ka marrë pjesë në organizimin dhe përpilimin e programeve të specializimit që duke filluar nga viti 2012 do të zhvillohen pranë Departamentit të Stomatologjisë të këtij Universiteti.

Prof.Asoc.Dr. Aida Dama : Zv.Rektore për proçesin mësimor

Prof.Asoc.Dr. Aida Dama

Zv.Rektore për proçesin mësimor

a.dama@albanianuniversity.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Aida Dama në vitin 2008 ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012, pranë këtij universiteti, ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. ("Doktor i Shkencave"), pranë Departamentit të Mjekësisë Eksperimentale dhe Klinike, Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012 Prof. Asoc. Dr. Aida Dama është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore si dhe Koordinatore e Zyrës së Doktoraturave. Në vitin 2013 e në vazhdim është angazhuar si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë pranë këtij universiteti dhe në fillim të vitit akademik 2016-2017 emërohet Zv. Rektore për procesin mësimor pranë AU. Prof. Asoc.Dr Aida Dama ka pasur një aktivitet të ngjeshur pedagogjik dhe kërkimor shkencor. Është nismëtare dhe organizatore e mjaft aktiviteteve shkencore bashkëpunuese me universitete dhe pedagogë vendas dhe të huaj në fushën e shkencave mjekësore si dhe autore e mjaft artikujve shkencor të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare.

Dr. Shk.Med. Erda Qorri : Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

Dr. Shk.Med. Erda Qorri

Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

e.qorri@albanianuniversity.edu.al

D.Sh. Med Erda Qorri ështe diplomuar në Fakultetin e Mjekesisë dhe Farmacisë, Universiteti Mjekesisë Dentare “Carol Davila” Bukuresht në 2004. Ka finalizuar studimet postuniversitare si Mjeke Specialiste Kirurge Orale pranë Kliniëks Universitare “Dan Theodoresu” në Bukuresht dhe në 2013 ka marrë titullin Doktor i Shkencave ne Stomatologji pranë Katedrës së Periodontologjisë në Bukuresht ku mbron me vlerësim maksimal temën: “Retraksioni gingivar. Forma klinike dhe modalitete trajtimi”. Nga viti 2010 e në vazhdim ështe pjesë e stafit akademik në Albanian University dhe lektore e Kirurgjise Oro - Maksilo – Faciale dhe e Mjekesise Orale. Në 2013 ajo bëhet koordinatore dhe anëtare e redaksisë së Revistës shkencore “Optime “. Ajo eshte Koordinatore Shkencore e Shkolles së Specializimeve ne Albanian University ne deget Kirurgji Orale, Kirurgji Oro-Maksilo-Faciale, Implantologji dhe Ortognatodonci D.Sh. Med Erda Qorri eshte bashkëautore në libra shkencorë të botuar jashtë vendit si dhe autore e shumë artikujve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka marrë pjese dhe ka organizuar Konferenca Shkencore Stomatologjike kombëtare dhe ndërkombëtare duke sjellë kontribut shkencor në degën e stomatologjsë.

Prof.Asoc.Dr. Remzi Sulo : Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Prof.Asoc.Dr. Remzi Sulo

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

r.sulo@albanianuniversity.edu.al

Prof. Asoc. Remzi Sulo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor të Tiranës në vitin 1978 në profilin “Ekonomist Kontabël” dhe në vitin 2000 ka fituar diplomën “Master Profesional në Menaxhim” në Universitetin Montesquieu Bordeaux IV në Francë. Po pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në vitin 1987 dhe titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2013. Përtej avancimit akademik Prof. Asoc. Remzi Sulo është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Miratuar dhe ka specializime dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2006 është angazhuar si lektor në lëndët e Kontabilitetit në departamentin Financë-Bankë, department të cilin e ka drejtuar në vitet 2012-2014. Pas riorganizimit të institucionit në vitin 2015 dhe krijimit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike emërohet Dekan i këtij Fakulteti.

Prof.Dr.Kaliopi Naska : Dekane  Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Prof.Dr.Kaliopi Naska

Dekane Fakultetit të Shkencave Shoqërore

k.naska@albanianuniversity.edu.al

Prof. Dr. Kaliopi Naska, është diplomuar në vitin 1975 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, specialiteti “Histori - Gjeografi”. Në vitin 1985 ka marrë gradën Kandidat i Shkencave Historike, më 1994 gradën Doktore e Shkencave Historike. Me Vendim nr.36, datë 23.05.2000 merr titullin Mjeshtër Kërkimesh dhe me Vendim nr.104, datë 19.01.2005 merr titullin “Profesor”. Ka punuar si punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror. Në vitin 1998 ka kryer Stazhin Ndërkombëtar të Arkivave në Paris dhe në vitet 2000 – 2002 ka qenë Drejtore e Qendrës së BIEF – it (program i Agjencisë Ndërqeveritare të Frankofonisë) për Shqipërinë etj. Nga janari i vitit 2009 - 2014 ka punuar si pedagoge, dekane dhe ZV. Rektore e universitetit ILLYRIA.  Nga viti 2014 dhe në vazhdim pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Shkencave Politiko – Administrative në AU. Lektore me kurse të plota leksionesh në lëndët “Shkrim Akademik”, “Sistemet politike dhe Administrative në Shqipëri”, “Histori e Shtetit dhe e të Drejtës në Shqipëri”, “Politikat në ballkan”. Në tetor të 2018 është emëruar dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të AU dhe Kryetare e Komisionit për dhënien e titujve shkencorë Prof.as.Dr dhe Prof. Dr.

 

Pjesë e rëndësishme e angazhimeve intelektuale dhe akademike të Prof. Dr. Kaliopi Naska ka qenë dhe është studimi i Historisë së Shqipërisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dokumentalistikës. Është autore e një numri veprash në fushën e studimit të historisë kombëtare me Monografi: “Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë, 1987; “Këshilli Kombëtar 1920”, Tiranë, 2000; “D’Estournelles de Constant et l’Albanie” Tiranë 2007; “Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit” Tiranë, 2012(Bashkëautore); Kaliopi Naska& Bujar Leskaj. “90 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit„ Tiranë, 2015. Kaliopi Naska&Andriola Kambo “Tirana 11 shkurt 1920 - Kryeqytet i Shqipërisë” Tiranë, 2016; “Vetëqeverimi i Korçës (1916-1918) sipas të përkohshmeve Adriatiku dhe Gazet' e Korçës” Tiranë, 2017, dhe Botime Dokumentare: “ Dokumente për Çamërinë”, Tiranë, 1999, “Shën Naumi dhe Diplomacia e kohës” Tiranë, 2012; dhe në një sërë botimesh shkencore me bashkëautorësi me karakter historik dhe arkivor. Është autore e një varg artikujsh dhe kumtesash të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit, duke kontribuar me kumtime dhe ligjërata të shumta në konferenca kombëtare e ndërkombëtare shkencore dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë mbi problemet e historisë kombëtare, minoritetet, historisë së parlamentarizmit, dokumentalistikës etj. si dhe anëtare në redaksi revistash dhe borde shkencore.  Fushë e veprimtarisë së saj është dhe pjesëmarrja në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si drejtuese dhe anëtare bordi.

Dr. Gilberta Hadaj : Përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes

Dr. Gilberta Hadaj

Përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes

g.hadaj@albanianuniversity.edu.al

Dr. Gilberta Hadaj është diplomuar për Gjuhë - Letërsi, Master i Shkencave në “Gjuhësi e sotme”, si dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, shtator 2017. Nga viti 2012 e në vazhdim është e angazhuar si pedagoge e brendshme për lëndën e Gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, Albanian University.

Dr. Gilberta Hadaj ka marrë pjesë si autore dhe bashkëautore në mjaft konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është bashkëpunëtore në projekte ndërkombëtare si dhe autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Dr. Gilberta Hadaj ka në proces botimi pranë Akademisë së Shkencave monografinë me titull “Ndikime në fjalëformat e shqipes”.

Dr. Elisabeta Kafia : Përgjegjëse  Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme

Dr. Elisabeta Kafia

Përgjegjëse Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme

e.kafia@albanianuniversity.edu.al

Dr. Elisabeta Kafia ka përfunduar studimet doktorale për Psikologji-Pedagogji në Universitetin e Tiranës në Prill 2015, me vlerësimin maksimal nga komisioni vlerësues. Fusha e ekspertizës së Dr. Kafia është trajtimi psikologjik dhe pedagogjik i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe arsimi gjithëpërfshirës. Gjatë studimeve doktorate Dr. Kafia është angazhuar maksimalisht në veprimtari kërkimore e shkencore brenda e jashtë vendit. Dr. Kafia ka një eksperiencë të konsiderueshme edhe në administratën publike dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes. Aktualisht është pedagoge e brendshme si edhe Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme prane Albanian University. Njëkohësisht Dr. Kafia është edhe Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Manuela Mece : Përgjegjëse Departamentit te Shkencave Ekonomike

Prof. Asoc. Dr. Manuela Mece

Përgjegjëse Departamentit te Shkencave Ekonomike

m.mece@albanianuniversity.edu.al

Eksperte kryesor dhe udhëheqëse e ekipit për programet që lidhen me inicimin dhe administrimin e biznesit, analizave të tregut, planifikimin strategjik, hartimin e politikave, koordinimin e aktorëve, monitorimin dhe vlerësimin e programeeve ekonomike dhe të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal.
Përvoja e plotë në mundësimin e bashkëpunimit me qeveritë lokale dhe rajonale dhe bizneset private vendore.
Lektore dhe titullare e lëndëve të Menaxhimit, Marketingut dhe Sjelljes së Konsumatorëve, Komunikimit të Biznesit, Etikës së Biznesit, Ekonomisë së Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Menaxhimit të Inovacionit në universitete publike (Universiteti Tiranës) dhe Universitete private (UET, UMT, AU) që nga viti 1987 e në vazhdim. Ekspertizë e zgjeruar kërkimore shkencore si doktoraturë në marketing dhe sjellje konsumatore, profesor i asociuar i menaxhimit.
Hulumtuese dhe Profesioniste i Zhvillimit me mbi 17 vjet eksperiencë në menaxhimin, koordinimin dhe drejtimin e projekteve të zhvillimit ekonomik në OJQ, bizneset lokale dhe qeveritë lokale me fokus në bizneset inovative, angazhimin gjinor dhe rinor në nivel rajonal dhe kombëtar në Evropën Lindore dhe Shqipëri. Përvojë të konsoliduar në hartimin e ekipeve dhe stafit, negociatat me partnerët dhe zhvillimi strategjik për përfshirjen e donatorëve / palëve të interesuara në axhendën lokale.
Ekspertizë kërkimore në koordinimin dhe shkrimin e strategjive dhe dokumenteve të politikave si Fair Buy, Fare trade (Oxfam policy brief); Strategjitë Rajonale për Tiranën dhe Vlorën, Vlerësimi i Varfërisë me metodat e Pjesëmarrjes (Oxfam GB), AP për politikat e Bankës Botërore 2003; Studimi i tregut për Mak-Albania, Hulumtimi i tregut per Arsimin e Lartë (për Institutin Teknik Harry Fultz), Studimi për Programin Ekonomik të Grave në Shqipëri ( për UNDP) dhe në Taxhikistan (për Oxfam GB), kryerjen e hulumtimeve, analizave dhe shkrimit të Raportit të Ndjeshmërisë Gjinore mbi Aftësitë në sektorin e Agropërpunimit, Turizmit dhe TIK në Shqipëri, Hartimin e Planit të Veprimit të Grave të Kombeve të Bashkuara për Fuqizimin Ekonomik të Gruas dhe inicimin e 6 bizneseve shoqërore nën këtë veprim, Shkrimi dhe kontribut i strategjisë për qeverisjen vendore dhe reformën territoriale në Shqipëri.

Dr. Ismail Tafani : Përgjegjës  Departamentit të Shkencave Juridike

Dr. Ismail Tafani

Përgjegjës Departamentit të Shkencave Juridike

i.tafani@albanianuniversity.edu.al

Dr. Ismail Tafani ka përfunduar studimet doktorale në Itali, në Universitetin e Bolonjës në Qershor 2014, me vlerësimin maksimal nga komisioni vlerësues. Dr. Tafani është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Drejtësi. Fusha e ekspertizës së Dr. Tafanit është “E Drejta Kushtetuese”. Gjatë studimeve doktorate Dr. Tafani ka bashkëpunuar si asistent në katedrën E Të Drejtës Kushtetuese, në aktivitetin kërkimor e didaktik të saj, në bashkëpunim me Prof. Luca Mezzetti e Prof. Michele Belletti, nën udhëheqjen e Prof. Andrea Morrone. Bashkëpunimin si asistent Dr. Tafani e ka filluar me Prof. Susanna Mancini, gjatë mbrojtjes së diplomës së masterit, në të Drejtën Publike të Krahasuar, po në Universitetin e Bolonjës. Aktualisht është pedagog i brendshëm si edhe Drejtues i Departamentit të Shkencave Juridike.

Dr. Dorjana Pano : Përgjegjëse Departamentit të Shkencave Politike

Dr. Dorjana Pano

Përgjegjëse Departamentit të Shkencave Politike

d.pano@albanianuniversity.edu.al

Dr. Doriana Pano ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, në Prill 2017, me vlerësimin maksimal nga komisioni vlerësues. Nga viti 2006 e në vazhdim është pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Shkencave Politiko-Administrative. Prej vitit 2017, drejton Departamentin e Shkencave Politiko-Administrative, pjesë e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në “Albania University”.

Dr. Doriana Pano është autore dhe bashkëautore e një monografie dhe teksti universitar, autore e disa artikujve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe pjesëmarrëse në mjaft Konferenca Shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Prof.Asoc.Dr. Fisnik Kadiu : Përgjegjës i Departamentit të Arkitektures

Prof.Asoc.Dr. Fisnik Kadiu

Përgjegjës i Departamentit të Arkitektures

f.kadiu@albanianuniversity.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Fisnik Kadiu është diplomuar në vitin 1970, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në vitin 1979 ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 1994. Interesi I kërkimit të tij shkencor përfshin punë kërkimore – shkencore dhe eksperimentale, që lidhen me studimin e lëndëve të para të prodhimit të materialeve të ndërtimit në proces dhe ato të gatshëm, përfshi analiza dhe testime laboratorike kimike, fizike, termike dhe mekanike direkte. Nga viti 2017 e në vijim është përgjegjës i departamentit të Arkitekturës pranë Albanian University por aktiviteti i tij në mësimdhënie ka filluar që në vitin 1976 pranë FIN, UPT.

Prof. Kadiu ka një përvojë 47 vjeçare në punë administrative, kërkimore-shkencore dhe mësimdhënie. Ai ka punuar pranë ISTN, NN Port Durrës si dhe gjatë përvojës së tij akademike ka udhëhequr shume disertacione shkencore, ka drejtuar dhe ka qenë lektor i shkollës doktorale dhe asaj pasuniversitare pranë FIN; Kryevlerësues dhe Vlerësues Teknik pranë Drejtorisë së Akreditimit nga viti 2008; Kryetar i Komitetit Teknik te Eurocodeve pranë DPS (2010-2015) dhe Kryetar i Komitetit teknik të laboratorëve pranë Drejtorisë së Akreditimit. 

Ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunëtor në projekte kombëtare, botime të artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit, 3 tekste mësimore të nivelit të shkollës së mesme dhe atij universitar si dhe mjaft referime e kumtesa të ndryshme, etj. Bashkëhartues i disa planeve mësimore dhe programeve mësimore për shkollën e lartë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të UPT.

PhD.  Xhejni Borshi : Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë

PhD. Xhejni Borshi

Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë

x.borshi@albanianuniversity.edu.al

Dr.Xhejni Borshi ka përfunduar studimet Universitare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit të Studimeve Firences, Itali ne Korrik 2008.
Me pas ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. (“Doktor i Shkencave”), pranë Departamentit të Mjekësisë Klinike dhe Shendetit Publik te Universitetit të Studimeve te Akuiles, Itali. Në vitin 2015 Dr. Xhejni Borshi është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Në vitin 2017 e në vazhdim është angazhuar si Drejtuese e Departamentit të Infermierise dhe Fizoterapise pranë këtij Universiteti. Dr Xhejni Borshi ka një aktivitet të pasur akademik dhe kërkimor shkencor, dhe autore e bashkeautore mjaft artikujve shkencor të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtar. Ka organizuar mjaft konferenca shkencore kombetare dhe nderkobetre, ne bashkëpunim me universitete partnere vendas dhe të huaj.

Dr.Shk.Med. Nilena Eriksen : Përgjegjëse e Departamentit të Stomatologjisë

Dr.Shk.Med. Nilena Eriksen

Përgjegjëse e Departamentit të Stomatologjisë

n.eriksen@albanianuniversity.edu.al

Dr. Shk. Med. Nilena Eriksen (Nasi) është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe Farmacisë të Universitetit të Mjekësisë Dentare “Carol Davila”, Bukuresht në 2001. Në vitin 2005, pas finalizimit të studimeve pasuniversitare, merr titullin Mjeke Specialiste në Stomatologji e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2007 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, pranë Katedrës së Pedodontisë, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë “Carol Davila”, Bukuresht, ku mbron temën e doktoraturës me titull: “Kontribute në tablonë klinike dhe trajtimin e kariesit të komplikuar në nivelin e molarëve të përkohshëm”.

Në periudhën 2008-2010, ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, për t’u rikthyer në 2013-ën e në vazhdim si pedagoge e brendshme dhe lektore për lëndët e Dentistrisë Pediatrike dhe Nutricionit. Nga viti 2018, mban detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Albanian University.

Dr. Shk. Med. Nilena Eriksen është autore e dy botimeve në rumanisht, si dhe bashkëautore në artikuj të ndryshëm shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht ka marrë pjesë dhe në një sërë Konferencash Shkencore Stomatologjike Kombëtare.

Dr. Kleva Shpati : Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë

Dr. Kleva Shpati

Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë

k.shpati@albanianuniversity.edu.al

Dr. Kleva Shpati ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci. Në vitin 2003 pranë Fakultetit te Mjekësisë përfundon shkollën pasuniversitare në Shkencat Farmaceutike dhe në vitin 2013 fiton gradën shkencore “Doktor” në po këtë Universitet me punimin me temë:  “Aspekte biofarmaceutike të përdorimit të statinave në vendin tonë”.  Në vitin 2007, Dr. Kleva Shpati përfundon Masterin  “Insitute Francais de Gestion” të  Universitetit te Bordeaux-së në bashkëpunim me Universitetin Politeknik te Tiranës. Gjithashtu, që nga viti 2007, Dr. Kleva Shpati angazhohet si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Farmacisë, Albanian University, dhe nga muaj mars i vitit 2018 dhe sot ka detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Farmacisë. Dr. Kleva Shpati është autore e disa botimeve të artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca  kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëautore në librin për studentët e shkencave mjekësore dhe farmaceutike “Biofarmacia dhe Farmakokientika”.

Dr. Genta Rexha : Përgjegjëse Departamentit të Inxhinierive

Dr. Genta Rexha

Përgjegjëse Departamentit të Inxhinierive

genta.rexha@albanianuniversity.edu.al

Dr. Ing. Genta Rexha ka mbaruar studimet e larta në vitin 2007, pranë “Universitetit të Dytë të Napolit” në Itali, në Inxhinieri Aero-Hapësinore. Në vitin 2010, po në këtë universitet, ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në “Shkenca dhe Teknologji Aero-Hapësinore – drejtimi Inxhinerik”, me temë “Dinamika e sospensioneve të holluara; Sfera dhe nanotuba”. Nga fundi i vitit 2010 deri në qershor të 2011 ka punuar në Institutin e Motorave në Napoli, pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor në Itali. Nga nëntori 2013 në shtator 2014 ka punuar si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Inxhinerive, pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike të ”Albanian University”. Më pas për dy vjet është angazhuar si pedagoge e brendshme pranë Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani". Prej nëntorit 2016 rikthehet si pedagoge dhe përgjegjëse  departamentit të Inxhinerive të ”Albanian University”.

Dr. Besjana Tosuni : Pedagoge në Departamentin e Inxhinierive

Dr. Besjana Tosuni

Pedagoge në Departamentin e Inxhinierive

b.tosuni@albanianuniversity.edu.al

Dr. Besjana Tosuni (Mema) është diplomuar për Matematikë-Fizikë, Master i Shkencave në Matematikë e Zbatuar në vitin 2011 në Universitetin e Elbasanit. Në shtator 2017 ka përfunduar studimet doktorale në Menaxhim i Sistemeve të Informacioni në U.E Tiranë, me vlerësimin maksimal.  Nga vitet 2012-2018 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Universitetin Aleksandër Xhuvani për lëndët e matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Nga viti 2017 e në vazhdimn është pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Inxhinierive në Albania University.

Fushat e studimit të Dr. Besjana Tosuni janë: - edukimi dhe çështje lidhur me to, Menaxhimi i Sistemit të Informacionit, teoria e grafeve me aplikime në shkencat kompjuterike dhe në rrjetat e destinacioneve turistike.

Dr. Besjana Tosuni është pjesë aktive e konferencave dhe aktiviteteve të ndryshmen shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore jashtë dhe brenda vendit. Dr. Besjana Tosuni është autore e librit “Ushtrime të matematikës për ciklin e ulët”.

Dr. Desara Agaj : Përgjegjëse e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Dr. Desara Agaj

Përgjegjëse e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

d.agaj@albanianuniversity.edu.al

Dr. Desara Agaj është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës në fushën e Psikologjisë Organizacionale/Shkollore, në vitin 2010. Po pranë këtij Universiteti në vitin 2016 ka fituar gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Psikologjisë. Nga viti 2010 e në vazhdim është pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme në Albanian University. Nga Viti 2010 deri në 2014 ka qenë pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Prej katër vitesh ushtron funksionin e Përgjegjëses së Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në Albanian University.

Dr. Desara Agaj është bashkëautore e tekstit “Psikologji Zhvillimi për fëmijët me nevoja të veçanta”, botuar në Mars 2018 si dhe bashkëautore e ciklit të leksioneve “Edukim Special”, botuar në 2014.  Dr. Desara Agaj ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnime e projekte të ndryshme si dhe është autore e artikujve të ndryshëm shkencor të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është edhe pjesë e Bordit editorial të Revistës “OPTIME”.