Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kuvendi i Shqipërisë, Albanian University, Universiteti i Tiranës organizojnë:
Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 100 vjetorit
të Miratimit të Rregullores së Parë të Kuvendit të Shqipërisë:
“Legjitimimi me procedurë: Roli i parlamenteve në vendimmarrjen publike në të shkuarën dhe të tashmen”, më datë 27 mars 2020, TIRANË
Fokusi i kësaj konference do të jetë sistemi parlamentar shqiptar në një qasje krahasuese brenda bashkësisë ndërkombëtare të studiuesve parlamentarë, zhvillimi dhe kujtesa, procedurat, përfshirë funksionet dhe detyrat kryesore. Reflektimet për rolin e grave dhe transparenca përmes përfshirjes së shoqërisë civile dhe akademisë do të jenë gjithashtu pjesë e punës së kryer nga studiues parlamentarë, ekspertë dhe praktikues parlamentarë të cilët do të bashkohen në diskutime dhe reflektime për atë që ka ndodhur, përfshirë planifikimin më të mirë për të ardhmen e parlamentarizmin shqiptar.
#albanianuniversity #arsimelitar #atykulindinidete