Përgjegjës Departamenti: Dr. Doriana PANO
Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative është pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, në Albanian University. Ky departament i ka fillesat e ngritjes dhe krijimit të tij në vitin akademik 2005-2006.
Programet e studimit që ofron Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative, në themel të tyre kanë formimin dhe përgatitjen e politologëve me profil të përgjithshëm dhe ekspertëve në fushën e administratës publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, duke synuar në radhë të parë përgatitjen e specialistëve të aftë në këto fusha studimore, por edhe krijimin e konsolidimin e një tradite të re në ambientin politik shqiptar si edhe një gamë të gjerë profesionesh në institucione publike, në organizata ndërkombëtare, në parti politike, në sektorin privat, në media e më gjerë. Këto programe mundësojnë si përcaktimin e objektivave të tyre, ashtu edhe vijueshmërinë në ciklet pasardhëse. Programet e ofruara nga departamenti i shkencave politiko-administrative gërshetojnë teorinë me praktikën, duke zhvilluar mendimin kritik dhe analitik, një aftësi thelbësore për pothuajse të gjitha profesionet specifike.
Në nivelin Bachelor zhvillimi dhe përcjellja e dijeve realizohet nëpërmjet një sërë disiplinash (formuese të përgjithshme, karakterizuese, integruese), me anë të së cilave synohet asimilimi i njohurive teorike dhe zhvillimi i mendimit kritik.
Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative, nëpërmjet programeve që ofron në të gjitha ciklet e studimit, ka si mision dhe objektiv kryesor angazhimin dhe përgatitjen e studentëve në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve, për përgatitjen e një gjenerate studiuesish në sferën e shkencave politike dhe administrative. Për arritjen e misionit të tij, Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative realizon procesin e mësimdhënies, kërkimin shkencor si dhe ofrimin e shërbimeve komunitare në kuadër të përmbushjes së përgjegjësisë sociale.
Qëllimi dhe objektivat e mësimdhënies kanë konsistuar në forcimin e departamentit si një institucion jo vetëm mësimor, por dhe shkencor për të formuar specialistë dhe studiues me profil të përgjithshëm për të kontribuar në sistemin politik shqiptar, në administratën publike, integrimin euro-atlantik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke kultivuar aftësitë në këtë fushë studimore, por edhe krijimin e një konsolidimi të një tradite të re në ambientin politik shqiptar, nën raportin e standardeve dhe rregullave të testimit empirik të profilit që ata kanë. Nisur nga këto synime është përpiluar një plan mësimor ekstrakurrikular shumë dimensional.
Gjithashtu promovimi i një sërë vlerash, përbën dhe një tjetër angazhim të Departamentit përballë studentëve në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë arsye, programi synon të përgatisë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale, si dhe projekte në grup.
Praktikat mësimore janë pjesë integrale e cikleve të studimit që ofron Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative.
Sektorët e mundshëm të punësimit:
- Institucione publike dhe private;
- Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Parti politike, media etj.
Departamenti ofron programe të Ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimit si më poshtë:
Bachelor në “Shkenca Politiko – Administrative”:
Programi i studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” është licencuar me miratim nga MASH, Nr. 8981, dt. 27.12.2005, akredituar me Urdhër Nr. 532 dhe riakredituar me Vendim të Bordit të Akreditimit të ASCAL Nr. 86, datë 21.09.2017.
Objektivat formuese përcaktuese, të përgjithshme apo specifike në programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative”, mbajnë parasysh kërkesat për nivele cilësore bashkëkohore dhe hartohen në bashkëpunim me përfaqësues të tregut të punës dhe profesioneve në nivel kombëtar. Ky program studimi ka si qëllim dhe objektiv kryesor angazhimin dhe përgatitjen e studentëve në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve, për përgatitjen e një gjenerate studiuesish në sferën e shkencave politike dhe administrative. Në nivelin Bachelor, zhvillimi dhe përcjellja e dijeve zhvillohet nëpërmjet një sërë disiplinash (formuese të përgjithshme, karakterizuese, integruese), me anë të së cilave synohet asimilimi i njohurive teorike dhe zhvillimi i mendimit kritik.
Gjatë vitit të parë akademik programi Bachelor në “Shkenca Politiko-Administrative” ka si synim t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme të mbështetura në lëndë të formimit bazë të karaktereve sociologjike, historike dhe filozofike si dhe të realizojë gjatë 2 viteve të tjera akademike thellimin e njohurive që përkojnë me profilin e diplomës së shkencave politiko-administrative, konkretisht në disiplinat ekonomiko-politike, juridike, administrative, politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare duke vendosur objektiva specifikë për përgatitjen e politologëve dhe ekspertëve në fushën e administratës, të aftë për të operuar në këtë fushë, dhe integrimin e tyre në dikastere ose institucione me karakter specifik.
Praktika mësimore: Praktikat në institucionet publike e kërkimore e parashikuar si pjesë përbërëse e programit mësimor-formues për studentët e vitit të III të programit Bachelor në “Shkencave Politiko-Administrative”, synojnë njohjen dhe familjarizimin e studentëve me procesin praktik politik. Si pjesëmarrës në praktikën politike, synohet që të zhvillohen shkathtësitë e studentëve për të vendosur lidhjen nëpërmjet instrumenteve njohëse që marrin gjatë procesit mësimor dhe politikës në veprim. Gjatë praktikës studenti do të ndjekë të gjithë atë që quhet cikël politik duke përfshirë hyrjet (“inputs”), kthimin e kërkesave dhe vendimeve, daljet (“outputs”), reagimin ndaj daljeve e deri tek reagimi i institucionit ndaj aktorëve të tjerë politikë ose shoqëror.
Master i shkencave në “Administrim Publik” me 2 profile
- “Politika publike dhe qeverisje”, 2. “Politika publike dhe BE”
Programi i studimit Master i shkencave në “Administrim Publik” me profile 1. “Politika publike dhe qeverisje”, 2. “Politika publike dhe BE” është hapur për herë të parë në vitin akademik 2009-2010. Programi është licencuar me VKM Nr. 56, dt. 21.01.2009, plotësuar me Urdhrin e MASH Nr. 308, dt. 08.06.2010 dhe akredituar me Urdhër nr. 499, dt. 18.10.2012. Në gjashtë vite të funksionimit të tij, ky program ka diplomuar 65 studentë dhe ka angazhuar në procesin e mësimdhënies gjithsej 77 pedagogë.
Ky program studimi u adresohet të diplomuarve që zotërojnë një diplomë “Bachelor” të profilit përkatës, të interesuar të thellojnë njohjen shkencore dhe formimin profesional në administrim publik, politika publike, sisteme qeverisëse, politika dhe menaxhim sektorial, qeverisje vendore, zhvillim institucional, integrim evropian etj. Misioni i këtij programi studimi lidhet me nevojën për t’ju përgjigjur kërkesave të kohës dhe eliminuar përgatitjen e specialistëve me kompetencë të kufizuar, programi ynë shtrin hapësirën e specializimit, tejkalon kufijtë tradicionalë midis shkencave duke afruar një trajtim ndërdisiplinor dhe multishkencor: Shkenca Politike, Shkenca Administrative, Shkenca Juridike, Shkenca Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji, Shkenca Komunikimi etj. Në këtë aspekt, Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative është i angazhuar të pajisë studentët me aftësitë që u nevojiten për tu marrë me çështje bashkëkohore, trajnim akademik të avancuar, dhe të nxisë kërkimin në nivelin më të lartë.
Të diplomuarit e këtij profili do pajisen me një paketë konceptesh teorike mbi administrimin publik, konstruksionit evropian, koncepte që formojnë specialistë të aftë të kontribuojnë në procesin e integrimit evropian në të gjitha nivelet e administratës publike qendrore, lokale apo sipërmarrjeve private.
Specialistët që përgatit ky program studimi do mund të ri-dimensionojnë politikën dhe administratën.
Programi i studimit Master i shkencave në “Administrim Publik” me profile: 1. “Politika publike dhe qeverisje” 2. “Politika publike dhe BE” ka si mision pajisjen e të diplomuarve me njohuri bazë mbi teoritë e shkencave administrative, procedurat, politikat, institucionet lokale dhe qeverisjen e tyre. Një vëmendje e veçantë ju kushtohet dimensionit dhe njohjes së strukturave, institucioneve, legjislacionit dhe funksionimit të institucioneve kombëtarë dhe ndërkombëtare.
Ky program studimi zhvillon aftësinë për të drejtuar studime dhe kërkime të avancuara në mënyrë të pavarur, pajis pjesëmarrësit me metodologji të avancuara në fushën e studimeve mbi administratën publike, i profilizon në drejtime të veçanta studimesh të krahasuara ose monografike në këtë drejtim, i ofron përqasje ndërdisiplinore në fushat e administrimit publik, u ofron njohuri mbi përmirësimin e administratës publike, i njeh me modelet dhe vizionet bashkëkohore mbi pozicionimin e administratës publike në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.
Mundësitë e punësimit: Ky program studimi përgatit studentët në ushtrimin e profesionit si kërkues pranë universiteteve apo qendrave të ndryshme kërkimore, specialistë të administratës qendrore apo lokale, konsulentë apo ekspertë pranë organizmave të ndryshëm qeveritare dhe jo-qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e administrimit publik dhe qeverisjes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”
Programi i studimit Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik” është hapur për herë të parë në vitin akademik 2009-2010. Programi është licencuar me VKM Nr. 597, dt. 28.05.2009, plotësuar me Urdhrin e MASH Nr. 308, dt. 08.06.2010 dhe akredituar me Vendim të Këshillit të Akreditimit me nr. 499, dt. 18.10.2012. Në gjashtë vite të funksionimit të tij, ky program ka diplomuar 229 studentë dhe ka angazhuar në procesin e mësimdhënies gjithsej 70 pedagogë.
Ky program studimi i drejtohet kryesisht personave që zotërojnë një diplomë Bachelor, diplomë të integruar të nivelit të dytë, diplomës sipas sistemit të vjetër të pandarë në cikle studimi ose diplomë ekuivalente me të, të përfituar brenda apo jashtë vendit, në degët drejtësi, ekonomik, mësuesi, shkenca sociale, gazetari, shkenca politike etj. të interesuar të thellojnë formimin profesional në fushën e qeverisjes dhe administrimit publik.
Ky program studimi i drejtohet edhe personave të cilët kanë përfunduar studimet në fusha të tjera nga ato të lartpërmendura, kur tregojnë interes dhe motivim për frekuentimin e tij.
Institucioni ynë, në zgjerimin e mundësive të pranimit, është nisur nga konstatimi paraprak se programi i studimit Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik” shfaq interes për një spektër të gjerë kandidatësh, të cilët pavarësisht nga fusha e diplomimit të tyre, kanë eksperienca punësimi në nivele të ndryshme të administratës publike apo në sektorin privat. Në përgjigje të interesimit të këtyre individëve, në funksion të rritjes së mëtejshme të nivelit të tyre të kualifikimit dhe shtimit të shanseve e premisave për një karriere potenciale të suksesshme në administratën publike, institucioni ynë ofron nëpërmjet këtij programi njohuri të avancuara bashkëkohore në planin teorik, duke theksuar njëkohësisht aspektet praktike të zbatimit të tyre, në realitetin shqiptar.
Programi i studimit Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”, ka si mision pajisjen e të diplomuarve me njohuri bazë mbi teoritë e shkencave administrative, procedurat, politikat, institucionet lokale dhe qeverisjen e tyre. Një vëmendje e veçantë ju kushtohet dimensionit dhe njohjes së strukturave, institucioneve, legjislacionit dhe funksionimit të institucioneve kombëtarë lokale.
Njohja e studentëve me koncepte bashkëkohore si financat publike, komunikimi, qeverisja vendore, teoria dhe praktikat, funksionimi i administratës publike janë pjesë e objektivave formuese të këtij programi. Njohuritë mbi sistemet politike dhe angazhimi i specialistëve të administratës në funksion të mbarëvajtjes së shtetit janë nga objektivat kryesorë të këtij programi.
Mundësitë e punësimit: Programi i studimit Master profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik” ka për qëllim të realizojë përgatitjen teoriko-praktike të nevojshme për thellimin dhe njohjen shkencore si dhe formimin profesional mbi sistemet politike dhe angazhimin e specialistëve të administratës në funksion të mbarëvajtjes së shtetit. Ai përgatit studentët në ushtrimin e profesionit si specialistë në sektorë të ndryshëm të organeve në nivel lokal e qendror, në OJQ, OJF të cilat kanë në qendër të punës së tyre veprimtarinë e enteve qeveritare apo të drejtat e qytetarëve, në fushën e qeverisjes dhe administrimit publik, në zyrat e marrëdhënieve me publikun të kompanive private dhe enteve publike, etj.