Kurs teoriko-praktik për Implanto – Proteza

MODULI I PARE / 4 – 5 Maj 2019

Anatomia kirurgjikale
Biologjia e kockes dhe konceptet e osseointegrimit
Diagnostikimi : Përzgjedhja e pacientit dhe vleresimi i pozicionit ku do te aplikohen implantet. Kundërindikacionet e implantologjisë.
Diagnostikimi klinik dhe radiografikPlani i trajtimit në implantologji për edentulizëm tek,
të shumëfishtë ose total.
Implantologjia e drejtuar bazuar ne zgjidhjen protetike.
Kriteret e përzgjedhjes së sistemit (Bego): sipërfaqja, gjeometria, dimensionet dhe lidhja.
Gjerësia biologjike dhe kriteret e vendosjes së implantit
Instrumentet kirurgjikale.
Përgatitja e fushës operative.
Përgatitja e pacientit dhe operatorëve.
Karakteristikat e kitit të implantit të përdorur (Bego).
Procedurat operative të operacionit të implantit.
Vendosja e dy implanteve hap pas hapi ne nofulla derri nga pedagogu dhe secili nga praktikantet. Terapia post-kirurgjikale.

MODULI I DYTE / 18 -19 Maj 2019

Kohët e shërimit dhe venies ne ngarkese.
Modulimi i protokollit kirurgjikal sipas densitetit dhe ngarkesës së kockave.
Menaxhimi i indeve të buta perimplantare.
Operacioni live i menaxhimit të indeve të buta perimplantare
Kirurgjia live me vendosjen e nje implanti nga pedagogu
Implantologjia e post-ekstraksionit: indikacionet dhe limitet.
Instrumentat Piezoelektrik dhe Sonic – manipulimi me to dhe trajtimet e indikuara. Përmbledhje e teknikave të ruajtjes alveolare
Përmbledhje e teknikave të shtimit të kockes (kreshtë e ndarë, ngritje e vogel e sinusit , GBR,
ngritje e madhe e sinusit): indikacionet dhe limitet.
Shqyrtimi i procedurave operative të kirurgjisë implantare dhe aplikimi i implantit hap pas
hapi.
Prezantimi dhe diskutimi i rasteve klinike të specializanteve.
Kirurgji mbi pacientë nga specializantet me implantimin e dy implanteve nga secili speciali-
zant.

MODULI I TRETE /16 – 17 Nëntor 2019

Parimet e protetikës së mbeshtetur mbi implante.
Struktura protetike për rehabilitimin e implanteve
Teknikat e marrjes se mases në implantoproteze
Rehabilitimi i dhëmbëve të vetëm dhe edentulizmi i pjesshëm: Krahasimi metodes se fiksimit
me vidhosje ne raport me cementimin.
Zgjedhja e suprastruktures së implantit.
Sistemi i OT-ekuatorit për proteza fikse.
Rehabilitimi i edentulizmit total. Protezat e tipit Toronto krahasuar me ato mbi bar konstruk-
sion.
Attachmentet për implantoproteze: attachmentet elastike krahasuar me OT-Ekuator Komponentët fleksibël Smart-box dhe Sphero-flex: indikacionet dhe teknikat e përdorimit. Proteza të pjesshme të levizshme me ankorim mbi implant
Elementet e okluzionit në implantoproteze.
Procedurat e protezimit live.
Ushtrime mbi modele të teknikës së marrjes se mases mbi implante ose mbi mbi elementet
lidhes te implantoprotezes.

————————————————————————

Specializimi është konceptuar për një audiencë të sapo diplomuar pa përvojë kirurgjikale, me
qëllim që t’u mundësojë pjesemarresve të operojnë personalisht në raste me defekte bazike. Ky specializim eshte i planifikuar per grupe me nga 8 deri 12 pjesemarres.
Sugjerojme nje program me tre seanca te zhvilluara secila ne dy ditë, të cilat do te kene nje një
afat kohor te indikuar specifikisht me poshte i cili mund te modifikohet duke bere kompensime
kohore nga nje seance ne tjetren por pa ndryshuar kohezgjatjen e programit ne total. Propozojme edhe nje seance te metejshme optionale me pagese ekstra vetem me program
praktik per studentet qe nuk ndihen te sigurt me eksperiencen e programit baze.
Programi do te zhvillohet ne pranine e të paktën një asistenti shtesë, për te bere te mundur një
shpjegim te vazhdueshem edhe gjatë përgatitjes se pacientit për kirurgji .
Lënda synon të transmetojë aftësitë diagnostikuese, bazat teorike dhe nocionet klinike që lejo-
jnë perballjen në mënyrë të sigurt dhe efektive me një rehabilitim bazik të zgjidhur me proteze
totale te fiksuar mbi implante.
Programi është shume konkret dhe i adaptueshëm në bazë të njohurive paraprake të pjesëmar-
rësve, të marra përmes kombinimit te alternuar te njohurive teorike, ushtrimeve praktike në
modele artificiale deri tek veprimi praktik ne gojen e pacientit.
Vemendje e veçantë do ti kushtohet studimit kolegjial të planit të trajtimit, duke iu referuar te
dhenave te literatures aktuale ne mbështetje te nje një vlerësimi të saktë diagnostik dhe prog-
nostik te rastit te finalizuar ne nje ecuri klinike te bazuar ne evidencat klinike te disponueshme.
Orari i trainimit per cdo modul do te jete si me poshte.

Dita e parë

09:00 – 11:00
11:30 – 13:00
14:00 – 16:00
16:30 – 18.00

Dita e dytë

09:00 – 11:00
11:30 – 13:00
14:00 – 16:00
16:30 – 18.00.

Kostoja e specializimit per tre seancat e para eshte 3150 euro . Kostoja per seancen e katert do te vleresohet sipas numrit te pjesemarresve.