VENDE VAKANTE
ALBANIAN UNIVERSITY
I. Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për semestrin e II-të të vitit akademik 2017 – 2018, Albanian University shpall vendet vakante për staf akademik sipas kërkesave të Fakulteteve si më poshtë vijon:
Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për semestrin e II-të të vitit akademik 2017 – 2018, Fakulteti i Shkencave Mjekesore shpall:
28 vende vakante
Specifikisht
- Departamenti i Stomatologjise : 5 vende vakante;
- Departamenti i Farmacise: 3 vende vakante;
- Departamenti i Infermierise dhe Fizioterapise: 20 vende vakante
Departamenti i Stomatologjise
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Lenda “Biostatistikë” – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.
- Lenda “Fizikë” – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.
- Lenda “Anatomi Normale”–1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.
- Lenda “Fiziologji”– 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar.
- Lenda “Radiologj” – 1 pedagog i brendshëm me të paktën gradën Profesor i Asociuar
Departamenti Farmaci
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Lenda “Anatomi” – 1 pedagog, me të paktën gradën Doktor shkencash dhe me eksperience ne mësimdhënie për pedagog të brendshëm
- Lenda “Fiziologji” – 1 pedagog, me të paktën gradën Doktor shkencash dhe me eksperience ne mësimdhënie për pedagog të brendshëm
- Lenda “Kimi fizike koloidale” – 1 pedagog, me të paktën gradën Doktor shkencash dhe me eksperience ne mësimdhënie për pedagog të brendshëm
Departamenti Infermieri e Fizioterapi
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mëimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
Programi i Studimit në “Infermieri”
- Lenda “Infermieristikë Kirurgjikale”– 2 Pedagogë me gradën Prof.Dr
- Lenda “Fiziologji Patologjike”– 1 Pedagog me gradën Prof.Dr/Asc dhe 1 Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Etikë Mjekësore” – 1 Pedagog me gradën Prof.Dr/Asc dhe 1 Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Urgjencë” – 1 Pedagog me gradën Prof.Dr/Asc ose 1 Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Infermieristika e Obstetrike Gjinekologjisë” – 2 Pedagogë me gradën Prof.Dr/Asc dhe 1 Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie
- Lenda “Psikiatri, Infermieristika e Psikiatrisë” – 1 Pedagog me gradën Prof.Dr/Asc ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Geriartri” – 2 Pedagogë me gradën Prof.Dr/Asc dhe 1 Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Infermieristika e Sëmundjeve të Brëndshme” –1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash dhe me eksperience në mësimdhënie.
Programi i Studimit Bachelor në “Fizioterapi” :
- Lenda “Rehabilitim Prostetik”– 1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash në Fizioterapi me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Rehabilitim Neruologjik” – 1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Fizioterapi Instrumentale” – 1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash në Fizioterapi me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Histologji “-1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash
- Lenda “Vlerësim Neurofiziologjik”– 1 Pedagog me gradën Doktor Shkencash në Fizioterapi
Programin e Studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale” :
- Lenda “Infermieristika në kirurgjinë Abdominale Urologjike” -1 Pedagog i brendshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Infermieristika në kirurgjinë Torakale dhe Kardiovaskulare” -1 Pedagog të brendshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash, me eksperience në mësimdhënie.
- Lenda “Infermieristika në Urgjencat Kirurgjikale dhe Djegjet Plastike”- Pedagog të brendshëm me gradën Profesor ose Doktor Shkencash, me eksperience në mësimdhënie
Te interesuarit mund te paraqesin nje CV dhe leter Interesi prane Zyres se Burimeve Njerezore ose me e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda dates 10 Shkurt 2018.
Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për semestrin e II-të të vitit akademik 2017 – 2018, Fakulteti i Shkencave te Aplikuara dhe Ekonomike shpall:
11 vende vakante
Specifikisht
- Departamenti i Inxhinierive: 3 vende vakante;
- Departamenti i Arkitekturës: 4 vende vakante;
- Departamenti i Shkencave Ekonomike: 4 vende vakante;
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
- Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”.
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi.
Sipas kërkesave të Departamentit të Inxhinierive shpallen 3 vende vakante si më poshtë vijon:
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Cilësia, normativa, legjislacioni teknik
- Transmisione elektrike
- Makina elektrike 2
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Teoria e fushës elektromagnetike/Elementë të fushës elektromagnetike
- Elektronika e fuqisë
- Arkitektura e sistemeve të kontrollit
- Elektronika analoge
- Përpunim numerik i sinjaleve
- Elektronika e aplikuar në mekatronikë
- Projektim i qarqeve dixhitale
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesorë/lektorë) në fushat e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike, Teknologjisë së Informacioni, Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Teoria e trafikut
- Rrjeta telematike
- Arkitektura e kompjuterave
- Baza të dhënash 2
- Teknologjia WEB
- Programim në ambjente të shpërndarë 2
- Sistemet e informacionit
Sipas kërkesave të Departamentit të Arkitekturës shpallen 4 vende vakante në profilet e mëposhtme:
- Histori Arti II – një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
- Anatomi Artistike – Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
- Bazat e pikturës – Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
- Menaxhim Arti– Një pedagog me të paktën gradën Doktor Shkencash.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushat e Arkitekturë / Urbanistikë / Inxhinieri / Arte / Dizajn.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë.
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
Sipas kërkesave të Departamentit të Shkencave Ekonomike shpallen 4 vende vakante si më poshtë vijon:
- 4 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (Profesorë / Lektorë) në fushat e Financës, Manaxhimit ose ekuivalente.
Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur Doktoraturën në fushat e Financës, Manaxhimit ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë.
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.
Te interesuarit mund te paraqesin nje CV dhe leter Interesi prane Zyres se Burimeve Njerezore ose me e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda dates 10 Shkurt 2018.
Në kuadër të plotësimit të stafit akademik për semestrin e II-të të vitit akademik 2017 – 2018, Fakulteti i Shkencave Shoqerore shpall:
6 vende vakante
Specifikisht
- Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme: 2 vende vakante;
- Departamenti i Shkenca Juridike: 2 vende vakante;
- Departamenti i Shkenca Politiko-Administrative: 2 vende vakante
Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Lënda “Intervista Klinike – programi i studimit “Master Profesional në Psikologji Klinike”, 1 pedagog me gradën Dr dhe eksperiencë pune në këtë profil.
- Lënda “Sistemet aktuale diagnostike” – programi i studimit “Master Profesional në Psikologji Klinike”, 1 pedagog me gradën Dr dhe eksperiencë pune në këtë profil.
Departamenti Shkenca Juridike
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Lënda “E Drejtë Financiare” – programi i studimit “Shkenca Juridike” – Profili Publik-Administrativ, 1 pedagog me titull Prof.Asoc.Dr.
- Lënda “E Drejtë e Pronësisë Intelektuale” – programi i studimit Msc Profili E Drejtë Private profilizuar në Shoqëritë Tregtare, 1 pedagog me titull Asoc.Dr.
Departamenti Shkenca Politiko-Administrative
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar Ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë.
- Preferohet eksperienca në mësimdhënie dhe eksperienca profesionale lidhur me fushën që do të mbulojnë.
- Të zotërojnë aftësi të nevojshme profesionale në vendin e punës dhe aftësi komunikimi.
- Lënda: “Administrim dhe Politika Publike”– 1pedagog, për nivelin Bachelor, së paku gradën Doktor i shkencave dhe me eksperience në mësimdhënie.
- Lënda: “E drejta e punës dhe sigurisë sociale”- 1 pedagog për nivelin Master Profesional – me së paku gradën Doktor i shkencave dhe me eksperiencë në mësimdhënie.
Te interesuarit mund te paraqesin nje CV dhe leter Interesi prane Zyres se Burimeve Njerezore ose me e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda dates 10 Shkurt 2018.
II. Departamenti i Inxhinierive pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në “Albanian University” shpall vend vakant – Laborant për laboratorët e Inxhinierive.
Të interesuarit duhet të kenë diplomën Master i Shkencave në fushën përkatëse, të kenë njohuri mbi pajisjet e laboratorit, të ketë eksperiencë pune.
Aplikimi bëhet me një CV dhe letër interesi deri më datë 20 Dhjetor 2017, pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore ose
e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al
III. Albanian University paraqet vendet vakante për Dizajner si më poshtë:
Lëndët
1-Ilustrim
2-Anatomi Artistike
3-Grafike
4-Arti Grafik i Botimeve
5-Histori Arti II
6-Art 2D (Photoshop, Ilustrator, InDesign, CorelDRAW)
7-Bazat e piktures
8-Art 3D (3d Max)
9-Menaxhim Arti
Kandidatet duhet te sjellin CV dhe leter interesi brenda 05 Shkurt 2018 ne kete adrese e-mail:
burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al